رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنْفُسَنَا، وَإِنْ لَمْ تَغْفِرْ لَنَا، وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ.
رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنْفُسَنَا وَإِنْ لَمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
Ngarkimi i audios dështoi. Provo përsëri më vonë.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”.
Forma: Përshkrimi i gjendjes së nevojës dhe pranimi i mëkatit (بِالذَّنْبِ إِقْرَارٌ). Lutja e parë në historinë e njerëzimit, me të cilën Allahu e mësoi Ademin të pendohej (teube).
Tefsiri i shejh Abdurrahman Es-Sa’diut
Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur.” - Atëherë, Allahu i Gjithmëshirshëm u bëri mirësi duke u mundësuar të pendoheshin dhe duke ua pranuar pendimin. Ata e pranuan gabimin dhe iu lutën Allahut duke thënë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur.”
Ne vërtet kryem një gabim, nga i cili na pate ndaluar duke dëmtuar kështu vetveten. Ne kryem atë që shkakton shkatërrimin dhe dëshpërimin tonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne do të marrim fund të shkatërruar. Allahu i Madhëruar ua pranoi atyre pendimin dhe i fali, sikurse thotë në ajet tjetër: “Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.
Më pas, Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë.” [Ta Ha 121, 122]. Kështu u pendua Ademi (a.s) dhe Allahu ia pranoi pendimin, madje e përzgjodhi për ta udhëzuar në rrugën e drejtë. Ndërsa Iblisi nuk veproi kështu.
Pas qortimit që i bëri Allahu, ai jo vetëm që nuk shfaqi keqardhje e pendim për gabimin e tij, por vazhdoi me mendjemadhësi në të tijën. Për këtë arsye, çdokush që vepron si Ademi, domethënë që, pas gabimit, ndien keqardhje dhe pendohet, Allahu i Madhëruar ka për ta udhëzuar në rrugën e duhur. Ndërsa ata që i përngjajnë Iblisit, domethënë ata që, sa herë që bëjnë gjynahe, nuk pendohen, por zhyten thellë e më thellë në gjynahe, këtyre Allahu i Madhëruar veçse ka për t’u shtuar humbjen.
Tefsiri i imamit Ibn Kethir
Ed-Dahhaku ibn Muzahim tha për fjalët: «O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah dhe, nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron, vërtet do të jemi nga të humburit»: «Këto janë fjalët që Ademi i mori nga Zoti i tij, i Madhëruar dhe i Lartësuar».
Tefsiri i El-Begaviut
«Ata të dy thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah dhe, nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron, vërtet do të jemi nga të humburit.”»
Në «El-Mustedrek» të el-Hakimit (2/375) përcillen transmetime rreth Ademit, i cili qante dhe i shqiptonte këto fjalë pasi u largua nga Xheneti.