Falje dhe qëndrueshmëri në betejë
رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا، وَإِسْرَافَنَا فِي أَمْرِنَا، وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا، وَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ.
رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسْرَافَنَا فِي أَمْرِنَا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ
Ngarkimi i audios dështoi. Provo përsëri më vonë.
“O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”
Format: foljet “ighfir” (اغْفِرْ), “thebbit” (ثَبِّتْ) dhe “unsur” (انْصُرْ). Lutja e shokëve të devotshëm të profetëve (ribbiyyûn) gjatë betejave. Ajo përfshin pranimin e gjynaheve dhe të teprimit të tyre përpara kërkesës për fitore.
Tefsiri i shejh Abdurrahman Es-Sa’diut
Ata nuk kishin fjalë tjetër për të thënë, veç: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe lëshimet në veprat tona! Na forco këmbët tona (në luftë) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” - Shihni me kujdes edukatën e tyre në mënyrën se si i luten dhe i kërkojnë Zotit të tyre. Fillimisht, ata i kërkojnë falje për gabimet dhe për gjynahet e tyre.
Ata ishin aq të ditur, sa e kuptuan dhe ishin shumë të sigurt se gabimet dhe gjynahet janë nga shkaqet më të mëdha të dështimit dhe dëshpërimit. Ato janë nga shkaqet më të mëdha që njeriu të meritojë braktisjen dhe ndërprerjen e ndihmës nga Allahu i Urtë dhe i Ditur. Ata e kuptuan se, nëse ruhen nga cilësitë cënuese të devotshmërisë, ky do të ishte një shkak shumë i madh për zbritjen e fitores, ndihmës dhe suksesit. Për këtë arsye, fillimisht, ata i kërkuan Allahut të Lartësuar që t'ua falte ato gabime dhe t'ua mbulonte me mëshirën e Tij.
Ata i kërkuan Allahut që ata të mos bëheshin shkak për humbje dhe dështim. Pastaj, ata nuk u mbështetën thjesht në durimin, forcën, përgatitjen dhe mundin e tyre për të arritur fitoren kundër armikut, por i kërkuan me përgjërim Allahut të Lartësuar që Ai t'u jepte mbështetje dhe fuqi në momentet e takimit të tyre me armikun jobesimtar. Ata e lutën, gjithashtu, Allahun që t'u falte fitoren. Këto kanë qenë armët e besimtarëve të çdo epoke.
Ata kanë ditur të gërshejtojnë durimin dhe qëndrueshmërinë, pendimin e sinqertë dhe kërkimin e faljes, kërkimin e ndihmës dhe lutjen ndaj Allahut për fitoren. Të paktën, ata e kanë ditur që duhet t’i sjellin këto vepra në formën më të bukur, të dashur për Allahun e Lartësuar. Pa dyshim, të tillëve Allahu i Lartësuar u ka rezervuar fitore, ndihmë dhe sukses në të dy jetët. Përfundimi i mirë ka qenë gjithmonë për ta, prandaj thotë i Lartësuari:
Tefsiri i imamit Ibn Kethir
Domethënë, ata nuk kishin në gojë veçse këtë lutje: “Zoti ynë, na i fal gjynahet tona dhe teprimin tonë në çështjen tonë, na i forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar.”
Tefsiri i El-Begaviut
Fjalët e të Lartësuarit: “Dhe fjalët e tyre” janë në rasën kallëzore si kallëzuesi i foljes “ishte”, ndërsa emri i saj është togfjalëshi “që thanë”. Kuptimi është: fjalët e tyre, kur u vra profeti i tyre, nuk ishin veçse: “Zoti ynë, na i fal gjynahet tona”, domethënë gjynahet e vogla, “dhe teprimin tonë në çështjen tonë”, domethënë gjynahet e mëdha, “na i forco këmbët”, që të mos na lëkunden, “dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar”. [Allahu thotë:] “Përse nuk vepruat dhe nuk thatë të njëjtën gjë edhe ju, o shokë të Muhamedit?”
Në “Sahih el-Buhari” (nr. 2824) transmetohet për vlerën e qëndrueshmërisë në betejë dhe të lutjes së sinqertë drejtuar Allahut gjatë sprovave të rënda.